Continental Adria Pnevmatike D.O.O. përpunon të dhënat tuaja në kuadrin e përdorimit të procesit të faqeve në internet matador.al në përputhje me rregullat e zbatueshme në fuqi.
1. Të Dhënat Personale të Përgjithshme
të futura nga ju mblidhen, përpunohen dhe përdoren nga Continental Adria Pnevmatike D.O.O. për qëllimin e ekzekutimit të kontratës brenda kuadrit të përdorimit nga ju të procesit të faqeve në internet matador.al. Përderisa kjo është e nevojshme për ekzekutimin e kontratës, të dhënat mund të transmetohen tek kompanitë e lidhura me Continental Adria Pnevmatike D.O.O. sipas seksionit 15 dhe në vazhdim të Ligjit Gjerman të Shoqërive Aksionere, siç përcaktohet në Rregulloren Detyruese të Shoqërisë Continental.
Nëse lejohet dhe/ose parashikohet me ligj, të dhënat mund të vlerësohen për qëllime raportimi (p.sh., statistika).
Të dhënat tuaja do të mblidhen, përpunohen dhe përdoren vetëm në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së të dhënave (p.sh. pëlqimin tënd).
Për të garantuar ofrimin e faqeve në internet matador.al (p.sh., mbështetje teknike), i transmetojmë të dhënat ofruesit tonë të shërbimeve,
- Materna GmbH, Voßkuhle 37, 44141 Dortmund, Germany
- ]init[ Aktiengesellschaft für digitale Kommunikation, Köpenicker Str. 9, 10997 Berlin, Germany and
- mmpro film- und medienproduktion GmbH, Fidicinstraße 3, 10965 Berlin, Germany.
Materna GmbH, ]init[ Aktiengesellschaft für digitale Kommunikation and mmpro film- und medienproduktion GmbH mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale në emrin tonë për aq sa kjo është e nevojshme për të ekzekutuar kontratën (në bazë të Marrëveshjes për Përpunimin e të Dhënave ose, nëse Materna GmbH, ]init[ Aktiengesellschaft für digitale Kommunikation and mmpro film- und medienproduktion GmbH është me seli jashtë BE-së, në bazë të klauzolave kontraktuale standarte të BE-së).
Në përputhje me dispozitat ligjore, të gjitha të dhënat tuaja trajtohen si rreptësisht konfidenciale.
2. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave
Continental Adria Pnevmatike D.O.O. vetëm ruan të dhënat personale që lidhen me përdoruesit e saj të faqeve në internet shërbimeve matador.al, nëse është dhënë pëlqimi për këtë. Të vetmet të dhëna që ruhen kanë të bëjnë me datën dhe kohën e vizitës, faqet e vizituara, përdorimin e kursorit në faqen e internetit, funksionet e përdorura të faqes dhe faqja e internetit nga ku përdoruesi ka hyrë në faqet e Continental. Adresa IP transmetohet në mënyrë anonime dhe përdoret vetëm për të caktuar një vendndodhje gjeografike në nivel qyteti. Continental Adria Pnevmatike D.O.O. përdor këtë informacion për të matur aktivitetin e faqes së internetit, për të prodhuar statistika dhe për të përmirësuar shërbimet dhe informacionin e ofruar nëpërmjet faqeve të internetit.
Të dhënat personale të përdoruesit përdoren vetëm për të përpunuar pyetjet brenda kontekstit të pëlqimit të dhënë ose në përputhje me rregulloret e zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave. Bazuar në kërkesat ligjore, Continental ka zbatuar rregulla globale, uniforme dhe të brendshme të mbrojtjes së të dhënave (Rregullore Detyruese të Shoqërisë), të cilat rregullojnë mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.
Continental Adria Pnevmatike D.O.O. ruan të dhënat e futura në faqe në internet ose të dhëna të ofruara për procese të tilla si emri, kompania, e-maili, adresa dhe telefoni, vetëm për qëllimin e komunikimit personal me ju. Të dhënat ruhen dhe/ose përdoren vetëm për qëllim të përpunimit të kërkesës /shqetësimit/pjesëmarrjes tuaj në konkurs. Të dhënat tuaja fshihen pasi ka përfunduar përpunimi i kërkesës/ shqetësimit tuaj, me kusht që fshirja e të dhënave të mos bjerë në kundërshtim me ndonjë detyrim ligjor për të ruajtur të dhënat.
3. Të drejtat e subjektit për të dhënat
3.1 Ju lutemi vini re se, si subjekt i të dhënave, në pajtim me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së (BE RPMD), keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale:
Të drejtat e informacionit sipas Neneve 13 dhe 14 të RPMD së BE-së
E drejta e mundësisë së përdorimit sipas Nenit 15 të RPMD së BE-së
E drejta e korrigjimit sipas Nenit 16 të RPMD së BE-së
E drejta e fshirjes sipas Nenit 17 të RPMD së BE-së
E drejta për kufizimin e përpunimit sipas Nenit 18 të RPMD së BE-së
E drejta për transportimin e të dhënave sipas Nenit 20 të RPMD së BE-së.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë, ju lutem kontaktoni përgjegjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave me e-mail në: dataprotection@conti.de
3.2 Në përputhje me Nenin 21 të RPMD BE-së, keni të drejtën që të tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përpunimin/ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale në çdo kohë. Pëlqimi duhet të tërhiqet me shkrim pranë Continental Adria Pnevmatike D.O.O., Vahrenwalder Straße 9, 30165 Hannover, Germany ose duke dërguar një email në adresën adria@conti.de.
3.3 Gjithmonë mund të kontaktoni zyrtarët tanë të mbrojtjes së të dhënave me shkrim (duke përfshirë edhe me email) me pyetje ose ankesa. Email: dataprotection@conti.de. Gjithashtu mund të kontaktoni autoritetet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave, nëse ka.
4. Mbrojtja e të dhënave të ruajtura
Kompania jonë dhe Materna GmbH, ]init[ Aktiengesellschaft für digitale Kommunikation and mmpro film- und medienproduktion GmbH përdorin masa teknike dhe organizative të sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të siguruara nga ju nga manipulimi, humbja, shkatërrimi ose nga përdorimi prej personave të paautorizuar. Masat e sigurisë përmirësohen vazhdimisht dhe përshtaten në përputhje me teknologjinë më të fundit. Të dhënat e siguruara që nuk janë të koduara ka shumë mundësi që të shihen nga palë të treta. Për këtë arsye, dëshirojmë të theksojmë se, në lidhje me transmetimin e të dhënave në Internet (p.sh. me email), transferimi i sigurtë nuk mund të garantohet. Prandaj të dhënat e ndjeshme nuk duhet të transmetohen fare ose vetëm nëpërmjet një lidhje të sigurtë (SSL). Nëse përdorini faqe dhe skeda dhe ju kërkohet të shkruani të dhëna personale, ju lutemi vini re se transmetimi i këtyre të dhënave përmes Internetit mund të mos jetë i sigurtë dhe se ekziston rreziku se mund të shihen dhe manipulohen nga persona të paautorizuar.
5. Cookies
Kur vizitoni faqen/ përdorni mjetet/shërbimet tona , informacioni mund të ruhet në kompjuterin tuaj në formën e cookies. Cookies të tilla përdoren vetëm për të garantuar funksionimin e faqeve të internetit. Cookies të tjera (p.sh. që lidhen me përdorimin e faqes së internetit) krijohen vetëm me pëlqimin tuaj (shihni Politika e Biskotave). Mund të zgjidhni që të pranoni ose jo cookies tek cilësimet e shfletuesit tuaj. Gjithsesi, ju lutem vini re se, mund të mos jeni në gjendje që të përdorni plotësisht disa funksione të këtij/këtyre faqeve të internetit/ mjeteve/ shërbimeve nëse veproni kështu.
6. Webtrends Infinity
Kjo faqe në internet përdor Webtrends Infinity, një mjet për analizën e internetit nga Webtrends Inc. (në vijim i referuar si “Webtrends”). Webtrends përdor një cookies në faqen tonë që është krijuar vetëm me pëlqimin tuaj.
Të dhënat e vetme që ruhen kanë të bëjnë me datën dhe kohën e vizitës, faqet e vizituara, përdorimin e kursorit në faqen e internetit, funksionet e përdorura të faqes dhe faqen e internetit nga e cila keni hyrë në faqet e internetit të Continental. Adresa juaj IP transmetohet në mënyrë anonime dhe përdoret vetëm për të caktuar një vendndodhje gjeografike në nivel qyteti. Prandaj nuk është e mundur të përcaktohet identiteti i një vizitori të një faqe individuale në çfarëdo kohë.
7. Google Analytics
Kjo faqe në internet përdor Google Analytics, një mjet për analizën e internetit nga Google Inc. ("Google"). Google Analytics përdor cookies, të cilat janë skedarë teksti të ruajtura në kompjuterin tuaj, për të ndihmuar faqen në internet në analizimin e përdoruesve të faqes. Informacioni i krijuar nga cookies rreth përdorimit tuaj të këtyre faqeve në internet do të transmetohet dhe do të ruhet në një server të Google në SHBA.
Në rast të aktivizimit të anonimizimit të adresës IP, Google do të shkurtojë/anonimizojë oktetin e fundit të adresës IP për Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe për shtetet e tjera palë të Marrëveshjes në Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, adresa IP e plotë i dërgohet dhe shkurtohet nga serverët e Google në SHBA. Kjo faqe në internet përdor anonimizimin aktiv të IP. Në emër të ofruesit të faqes së internetit, Google do të përdorë këtë informacion me qëllim vlerësimin e përdorimit tuaj të faqes, përpilimin e raporteve mbi aktivitetin e faqes në internett për ofruesin e faqes së interntit dhe ofrimin e shërbimeve të tjera që lidhen me aktivitetin e faqes së internetit dhe përdorimin e internetit tek ofruesi i faqes së intertit.
Google nuk do t’a shoqërojë adresën tuaj IP me ndonjë të dhënë tjetër të mbajtur nga Google. Cookies’ në faqen tonë përdoren vetëm me pëlqimin tuaj. Për më tepër, mund të parandaloni përgjithmonë cookies nga ruajtja duke bërë ndryshimet e duhura tek cilësimet e shfletuesit tuaj. Dëshirojmë të vëmë në dukje, megjithatë se nëse e bëni këtë, mund të mos jeni në gjendje të përdorni plotësisht të githa funksionet e kësaj faqe në internet. Për më tepër, mund të parandaloni mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të Google (cookies dhe adresën IP) duke shkarkuar dhe instaluar shtojcën që gjendet tek: http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en
Cookies në faqen tonë të internetit ruhen vetëm me pëlqimin tuaj. Për më tepër, mund të parandaloni përgjithmonë cookies nga ruajtja duke bërë ndryshimet e duhura tek cilësimet e shfletuesit tuaj. Dëshirojmë të vëmë në dukje, megjithatë se nëse e bëni këtë, mund të mos jeni në gjendje që të përdorni plotësisht të githa funksionet e kësaj faqe në internet .
8. Shpërndarja në rrjete sociale:
Nëse përdorni funksionin “Shpërndaj” në faqe tonë të internetit, asnjë e dhënë personale nuk transferohet në shërbimin përkatës të medias sociale. Nëse përdorni profilin tuaj për të ndarë përmbajtjen e faqes tonë të internetit, nuk kemi ndonjë ndikim në përmbajtjen dhe fushën e të dhënave të grumbulluara nga këto rrjete. Në këtë aspekt zbatohen termat e përdorimit dhe praktikat e privatësisë së rrjetit përkatës shoqëror.
9. iFraming:
Hedhim video nëpërmjet iFraming në faqen tonë të internetit. Përmbajtja e jashtme nga faqet e internetit të palëve të treta mund të futet dhe të shfaqet në fusha të përcaktuara në faqen tonë nëpërmjet iFraming.
Videot nga faqja e mëposhtme e internetit të palës së tretë, janë futur në faqen tonë të internetit:
YouTube:
Faqe e internetit nga ku hidhen videot nëpërmjet iFraming-it përdoret nga YouTube, LLC, 901 Cherry Ave., San Bruno, CA 94066, SHBA.
Duke klikuar mbi videot, ajo shënohet me logon e YouTube. Mund të gjeni Njoftimin për Mbrojtjen e të Dhënave të YouTube[here].
Nëse vizitoni një nga faqet tona me video të inkorporuara, Internet Explorer nuk do të krijojë automatikisht një lidhje me serverin në rrjetin përkatës. Duke klikuar në videon e inkorporuar, jepni pëlqimin tuaj për të komunikuar me faqen e internetit të lartpërmendur dhe vendosjen e cookies nga kjo faqe. Duke klikuar në videon e inkorporuar, informacioni që keni vizituar faqen tonë të internetit do të transmetohet automatikisht tek përdoruesi i faqes së lartpërmendur dhe cookies do të vendosen nga faqja e lartpërmendur.
Nëse jeni rregjistruar në faqen e internetit të lartpërmendur duke vizituar faqen tonë të internetit, të dhënat e transmetuara do të lidhen me llogarinë tuaj të përdoruesit. Nëse dëshironi të parandaloni një rrjet që të lidhë informacionin me llogarinë tuaj të përdoruesit në këtë mënyrë, dilni nga rrjeti përkatës para se të klikoni në videon përkatëse.
Edhe nëse nuk jeni rregjistruar si anëtar i faqes së lartpërmendur, ose nuk keni përdorur faqen, të dhënat tuaja mund të ruhen nga përdoruesi i faqes së lartpërmendur pasi të klikoni në videon përkatëse. Nuk kemi asnjë ndikim në vendosjen e cookies të palëve të treta dhe mbi fushën e përmbajtjen e të dhënave të mbledhura nga faqja e internetit e lartpërmendur ose mënyrën se si përdoren këto të dhëna. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni praktikat e privatësisë së faqes së internetit të lartpërmendur.